Biologji

Klonimi 7.1-7.2

Objektiva: Nxënësi të kuptojë mekanizmat dhe llojet kryesore te klnimit. Të njohe enzimat kryesore te restriksionit dhe funksionet e tyre dhe te dije rendesine e kolonimit në industri.

Klonimi gjenik- fragmentimi ,më pas bashkimi I ADN me vektorin klonues dhe më pas transferimi I molekulës rikombinante  në qelize e më vonë shumimi dhe izolimi I qelizave të rikombinuara

Enzimat e restriksionit- Janë enzima të cilat presin ADN ne sitet e restriksionit ne pjesëza më të vogla, hidrolizojne ADN duke prishur lidhjet fosfodiesterike, nuk sulmojne ADN e organizmave bartës ,presin ADN ne grupime 4-6 ose 8 bazash, në esktremitete prerja kryhet nga ekzonukleaza

Fragmentet e reja të ADN përftohen- Nga prerja me enzima restriksioni,fragmentim mekanik,transkriptim invers I ARN mesazhere me ane te enzimave transkriptazë inversetë një retrovirusi dhe me ane te sintezes kimike

Disa lloje të enzimave të restriksionit janë EcoRI BamHI TaqI HindIII Hinfl .

Pas prerjes së ADN formohen fragmente me dy fije ose esktremitete helikoidale,adezive ose kohezive te cilat janë komplementare midis tyre.

Vektorët- njësi gjenetike që I kanë të gjithë elemntët për tu replikuar në një qelizë bujtëse ,janë plazmide ose fagjike në qeliza bakteriale , viruse me ADN ose retroviruse në qeliza eukaryote ,transportojnë dhe integrojnë ADN në qeliza.

Vektorët kanë këto karakteristika:

  • Hynë në qelizën bujtëse finale
  • Vetëreplikohen
  • Lidhen me ADN e huaj pa ndryshuar funksion
  • Kanë një sit të vetëm për disa enzima të restriksionit që të njihen nga e njëjta enzimë që prêt ADN e huaj,fragmented e së cilës do të rikombinohen
  • Të lejojnë  veprimin e ARN polimerazes
  • Të jenë të pajtueshëm me qelizën bujtëse

Plazmidet janë molekula rethore ADN.,ata u japin qelizave rezistencë nga antibiotikët.

Vektorët plazmidiale janë derivate të plazmideve replikative dhe plazmideve jokonjugative.

Plazmidi pBR322:

  • Prania e origjinës qe njihet nga escheria coli
  • Prania e gjenit për rezistencën ndaj një antibiotiku,pBR322 ka dy të tilla
  • Ka vetëm një sit prerjeje për shumë enzima restriksioni që përdoren ne bioteknologji

Vektorët viral si fagu lambda:

ADN gjenomi 49kb,strukture kompleksekokë koeksaedrike,bisht,ADN lineare dyfijëzore me estreme koezive njëfijëzore, në esktremitetet 5’ ka 12 baza të paciftëzuara komplementare,futet ne qelize dhe bëhet rethor

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s